Hapësire reklamuese

Aktualitet

Opozita nesër në protestë, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Opozita nesër në protestë, rrugët që do të
Foto arkiv

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në kuadër të protestës që do të zhvillohet ditën e nesërmë në orën 10:00 para ambienteve të Kuvendit.

Në zbatim të planit të masave, Policia njofton se në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D'Ark dhe rrugën "Xhorxh Bush". Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.

Ndër të tjera blutë e kryeqytetit u kanë bërë thirrje qytetarëve që do të marrin pjesë në protestë si dhe organizatorëve që të distancohen nga çdo akt dhune, pasi nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cënojnë rendin e dhe sigurinë publike.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, përpara Parlamentit, në orën 10:00.

Në zbatim të planit të masave, në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D'Ark dhe rrugën "Xhorxh Bush". Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe perfaqësuesve të subjekteve politike, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit, sipas përcaktimeve ligjore dhe përsërit  thirrjen për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune, pasi nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese