Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Opozita në protestë, Alma Kaçi në shesh për të mbështetur Partinë Demokratike

Shkruar nga Newsbomb
Opozita në protestë, Alma Kaçi në shesh për të
Alma Kaci

Partia Demokratike proteston sot për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të marrë në këto zgjedhje parlamentare.

E ndërsa në Tiranë po zhvillohet samiti i 6-të i Komunitetit Politik Europian ku të pranishëm janë 47 liderë të rajonit, demokratët janë grumbulluar në protestë duke shpallur mospranimin e rezultatit zgjedhor.

Përveç eksponentëve të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, në tubim është parë edhe Alma Kaçi , vajza e cila u bë e njohur pas videoskandalit seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Deri më tani protesta po zhvillohet me nota të qeta me qytetarët të cilët thërrasin: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese