Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacioni “Ura”, ZBARDHEN të tjera biseda nga SKY ECC të Orges Mollës për arrestimin e dy vëllezërve nga Elbasani në Itali: Motërq*mat

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni “Ura”, ZBARDHEN të tjera biseda nga SKY ECC të
Pamje nga operacioni policor "Ura"

Të tjera biseda janë zbardhur nga dosja e Prokurorisë së Posaçme për operacionin policor italo-shqiptar të koduar "Ura", ku u lëshuan 52 urdhër-arreste për trafikimin e lëndëve narkotike, e cila e kishte bazën në Durrës.

Në dosjen e zbardhur bëhet fjalë për dy vëllezër nga Elbasani, Marjo Ndini dhe Gasper Ndini, të cilët janë arrestuar nga policia italiane 18 shkurtin e 2021-it për transport dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në këto përgjime është vënë re se vëllezërit mbusheshin me drogë nga Orges Molla, i cili dhe ky i fundit është pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nga një person i paidentifikuar, ku më 2021-in ka sekuestruar nga makina e Marjo Ndinit 1 mijë e 113 kilogramë lëndë narkotike kokainë dhe tre qese brenda të cilave u gjetën 73.500,00 euro.

Menjëherë pas arrestimit të vëllezërve elbasanllinjë, Molla ka konaktuar nga SKY ECC me një person ende të paidentifikuar, i regjistruar në platformë me emrin “FXG13J”.

Më datë 20 shkurt të 2021-it rreth orës 21:45 i paidentifikuari përdorues i SKY ECC FXGI3J i ka dërguar përdoruesit të SKY ECC “HI1QJ2”, Orges Mollës një foto lajmi për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë nga policia italiane.

Biseda:

FXG13J: Dërgon fotografinë e lajmit të sekuestrimit

HI1QJ2, Orges Molla: Vdekshin ishalla motërq*mat

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese