
GJKKO ka caktuar masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në operacionin "Ura". Mësohet se GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për 11 nga të arrestuarit ndërsa masa e sigurisë është zbutur nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje" për tre prej tyre.
Avokati Armand Tragaj i ka shpëtuar qelisë me masën "detyrim paraqitje" ndërsa e njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Ervis Detin dhe Bexhet Memën.
Avokati Armand Tragaj i cili ka rezultuar përdorues i SKY ECC dhe që dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ka deklaruar para GJKKO: Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatat e mia familjare, ku unë jam me dy prindër të sëmurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijët e vegjël.
Edhe ish-efektivi i RENEA-s ka mbetur në qeli pasi GJKKO caktoi "arrest me burg". Avokati Rigert Koni i kërkoi Prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këta persona.
Në operacionin "Ura"u sekuestrua sasi e konsiderueshme droge dhe parash, ndërsa në prangat e policisë përfunduan persona të dyshuar për përfshirje në grupe kriminale që trafikonin drogë.
Emrat e personave, që u paraqiten para gjykatës për masë sigurie:
Orgest Molla
Armand Tragaj
Altin Morina
Ekil Nderjaku
Musa Korça
Rando Aliu
Sokol Istrefi Tatani
Bexhed Mema
Ervis Deti
Ligor çombashi
Altin Pjetri
Ervin Zeqiri
Gezim Thartori
Alfred Hysa