Hapësire reklamuese

Aktualitet

Operacioni Revanshi/ Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca, pjesë e një grupi kriminal

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni Revanshi/ Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e
Armando Ndreca/ Eduard Ndreca

Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca do të qëndrojë në burg, pasi Apeli i GJKKO-së ka refuzuar kërkesën e tij për lirimin.

Ai u shfaq në dosjen "Revanshi", lidhur me akuzat për kultivimin e drogës. Ndreca u arrestua pasi u zbuluan komunikime të tij lidhur me Eduard Ndrecën, të cilat lidhen me aktivitetin kriminal të kultivimit të kanabisit. Një muaj para arrestimit nga SPAK, Armando Ndreca ishte ndaluar nga Policia e Lezhës, pas zbardhjes së një sere me kanabis sativa. Pavarësisht se gjykata e liroi pas dy ditësh, më pas SPAK kërkoi dhe arriti ndalimin e tij.

Ndreca akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh në kuadër të një grupi kriminal. Në dosjen ku figuron Armando Ndreca janë të përfshirë edhe ish-deputeti Arben Ndoka dhe nipi i tij, Samuel Ndoka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese