
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i RENEA, FNSH dhe Forcave Shqiponja në Pogradec. Bëhet me dije se si rezultat i operacionit janë shoqëruar në polici 14 persona. Sipas informacionve, janë sekuestruar mbi 100 mijë euro.
Ndërkohë, RENEA ka rrethuar këtë mëngjes shtëpinë Erjon Llapushi, i shpallur në kërkim për vrasjen e një kamarieri në Elbasan. Mësohet se efektivët po ushtrojnë kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.
Erjon Llapushi akuzohet për vrasje me dashje. Ngjarja ka ndodhur më 2 tetor të vitit 2021 në një restorant në Labinot Elbasan midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën pesë ditë më vonë.