Hapësire reklamuese


Aktualitet

Operacioni në Padova/ Sekuestrohet drogë me vlerë 7 milionë euro, pranga shqiptarit dhe italianit, tre në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni në Padova/ Sekuestrohet drogë me vlerë 7 milionë
Droga e sekuestruar nga policia italiane

Policia në Padova ka sekuestruar mbi 100 kilogramë drogë, kokainë, hashash dhe marihuanë. Nëse do dilte në treg, droga do të kapte vlerën e 7 milionë eurove.

Në prangat e policisë kanë rënë një shqiptar dhe një italian. Sipas raportimeve, pakot e drogës kishin të shënuara numra dhe emra qytetesh apo zonash të koduara që simbolizojnë porositësit e drogës.

Mediat italiane raportojnë se policia ka nisur hetimet që në vitin 2023, por së fundmi arritën të sekuestrojnë sasi të konsiderueshme droge.

Policia, nën drejtimin e zëvendës-komisares Immacolata Benvenuto, kreu bastisjen në banesën e një shtetasi shqiptar, duke pritur që ai të largohej nga shtëpia për ta ndaluar.

Pasi u arrestua, oficerët hynë në ambientet e brendshme, ku u gjetën 35 pako kokainë me peshë totale 38 kilogramë.

Kërkimet vijuan më tej në lagjen Guizza të Padovës, në banesën e një italiani me origjinë shqiptare. Edhe pse në shtëpi nuk u gjetën substanca narkotike, çelësat e një automjeti me qira çuan në një tjetër zbulim të madh: në mjetin në fjalë ndodheshin 2 kilogramë kokainë, 65 kilogramë hashash dhe 1 kilogram marihuanë, të futura në thasë dhe të gatshme për shpërndarje.

Brenda automjetit u gjet gjithashtu një armë pa fishekë dhe disa municione. Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë rol drejtues në një organizatë kriminale që merret me trafik droge.

Autoritetet kanë marrë në pyetje edhe tre shtetas të tjerë shqiptarë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre shtetas tunizianë të pastrehë, të dyshuar për përfshirje në të njëjtin rrjet kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese