Hapësire reklamuese

Aktualitet

Operacioni "MIDNIGHT"/ Goditet një rast prostitucioni në Vlorë, pranga administratores së lokalit dhe një 39-vjeçareje

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni "MIDNIGHT"/ Goditet një rast prostitucioni në
Pamje ilustruese

Policia e Vlorës ka goditur një rast prostitucioni ndërsa mësohet se është arrestuar administratorja e lokalit ku organizohej veprimtaria.

Sipas raportimeve është sekuestruar një shumë parash të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet.

Në prangat e policisë ka përfunduar edhe një 39-vjeçare e cila ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Në pranga ka përfunduar E.L., 41 vjeçe dhe E. Ç., 39 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.

Njoftimi i Policisë

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “MIDNIGHT”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit.

Arrestohet administratorja e lokalit ku organizohej kjo veprimtari kriminale dhe një shtetase që ushtronte prostitucion kundrejt pagesës.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, pas një hetimi tre-mujor të zhvilluar me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni policor “MIDNIGHT”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetaset:

E. K., 41 vjeçe dhe E. Ç., 39 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.
Nga hetimet rezultoi se shtetasja E. K. shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës shtetasen E. Ç., me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që 41-vjeçarja administronte, në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases E. K., i është gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese