Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin blic të zhvilluar në Elbasan gjatë ditën së sotme nga SPAK ku u lëshuan 21 urdhër-arreste ku midis tyre janë dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit, kryesisht të sistemit të drejtësisë.
Lala ka folur për emisionin “Open” në News24 teksa tregon se ky operacion e ka marrë indicien nga aplikacioni SKY ECC në bashkëpunim me të dhënat që kanë mbërritur në stukturën e posaçme nga autoritetet belge.
Ajo ka treguar se shume prej udhër-arresteve të lëshuara nuk janë ekzekutuar teksa përmend emrin e Suel Çela, i cili është në kërkim prej 4 vitesh ndërsa dyshimet thonë se mund të jetë larguar drejt Dubait.
“Është shpallur në kërkim me një masë të re sigurie Suel Çela, i cili nuk është arrestuar. Mëngjesin e sotëm është kryer kontroll në bazat e tij dhe në tregun ushqimor. Janë shpallur në kërkim edhe disa anëtarë të grupit të tij, njëri dyshohet se është larguar para pak ditësh drejt Dubait.
Një tjetër emër është Marsel alias Bujar Shega, është arrestuar në Milano dhe më pas do të bëhet procedura për ekstradimin. Konsiderohet si truri financiar i organizatës. Shumë nga emrat nuk janë arrestuar, po bashkëpunohet me autoritetet belge, spanjolle, madje edhe me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe.”
Ndërkohë gazetarja bën me dije dhe lidhjet që Bujar Shega ka me ish-zyrtarë të politikës, teksa tregon se ai ka lidhje krushqie me ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi.
“Bujar Shega ka një lidhje krushqie me ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi. Ai është i përfshirë jo vetëm në çështjen e trafikut të drogës, por edhe pastrimit të parave. Ai ka dy kompani, ndërsa ka qenë ish-ortak me Zihni Demon, babain e Kryebashkiakut të Beratit”, tha Lala. Ajo tha se në këtë organizatë dyshohet të jenë edhe ish-funksionarë të drejtësisë dhe policisë.
Kemi Detan Gjonin një ish-funksionar, për të cilin ka 2 masa sigurie, dhe bashkë me këtë të sotme i bëhen 3 masa sigurie. Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është arrestuar, ishte në arrest shtëpie në kuadër të një tjetër operacioni.”
Klodiana Lala tregon se mbi anëtarët e kësaj organizare rëndojnë akuzat e trafikut të drogës, pastrim i parave si dhe korrupsioni.