Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacioni antidrogë "Pakot”, zbulohet se kush e priste kokainën në Angli

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni antidrogë "Pakot”, zbulohet se kush e priste
Pamje nga operacioni

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me operacionin e koduar "Pakot”, të zhvilluar dy ditë më parë në Durrës.

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se është shpallur në kërkim Fatbardh Çuni, i cili dyshohet se do të priste 7.3 kg kokainë në Angli. 

Sakaq, pronari i furgonit dhe drejtuesi i furgonit ku u gjet lënda narkotike, deklaruan se drogën do e çonin në Angli, por nuk e dinin kush do e priste. Furgoni i pikasur nga policia transportonte sende apo pako të ndryshme nga komuniteti shqiptar në Angli dhe ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar "Pakot", i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me autoritetet doganore të portit.    

Si rezultat i hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, identifikohet dhe shpallet në kërkim pritësi i 7.3 kg kokainë që u sekuestruan në portin e Durrësit, gjatë operacionit.   

Gjatë operacionit "Pakot", i zhvilluar 2 ditë më parë, u vunë në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i furgonit ku u gjet lënda narkotike.        

Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e rastit të tentativës për të trafikuar 7.3 kg kokainë, nga porti i Durrësit drejt Anglisë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e  Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, kanë thelluar hetimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Si rezultat i hetimeve u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. C., 37 vjeç, i cili dyshohet se do të priste lëndën narkotike, në Angli.      

Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.    

Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese