Hapësire reklamuese

Aktualitet

Operacionalja prangos 27 vjeçarin, autori i vendosjes së tritolit në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Operacionalja prangos 27 vjeçarin, autori i vendosjes së tritolit

Policia e Tiranës ka arrestuar 27 vjeçarin, Oltion Çeça, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. D., 27 vjeç, kanë vendosur lëndë plasëse në banesën e shtetasit E. A. Sipas njoftimit të policisë, është shpallur në kërkim shtetasi A. D., 27 vjeç si bashkëpunëtor në krim, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, si dhe shtetasi A. C., banues në Fushë-Prezë, pasi gjatë kontrolleve në banesat e këtyre të fundit, janë gjetur sasi municioni luftarak.

Ndërkohë që mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, municionin luftarak, veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet si dhe 5 celuarë.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 7, Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale e Kërkimin dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" finalizuan operacionin e koduar "London".

U vu në pranga shtetasi O. Ç., 27 vjeç, dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. D., 27 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e shtetasit E. A.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.

Policia, në kontrollet e banesave të këtyre të fundit, gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese