Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Çojnë në vdekjen e parakohshme", pse nuk duhet të konsumojmë shpesh pijet në kanaçe

Shkruar nga Newsbomb
"Çojnë në vdekjen e parakohshme", pse nuk duhet
Blerina Bombaj

Dietologia e njohur Blerina Bombaj nuk nguron të ndajë me publikun herë pas here, këshilla dhe t’u bëjë thirrje qytetarëve për atë çka konsumojnë.

Këtë herë Bombaj ka folur për pijet në kanaçe, si ato me gaz apo energjike, duke thënë se kur konsumon një nga ato pije në të njëjtin moment ke marrë edhe 10 lugë sheqer.

Ajo shprehet se sheqeri çon vdekjen e parakohshme apo sëmundjet kronike.

“Një nga zakonet më të pashëndetshme të kohëve modern është konsumi i pijeve me gaz, lëngjeve të gatshme, pijeve freskuese apo pijeve energjike.

Kur dikush konsumon një kanace të tillë, nuk e mendon që në kanaçe ka plotë 10 lugë sheqer. Kur konsumoni një pije të gatshme a e mendoni që jeni duke marrë kkaq sheqer? Patjetër që jo. Kur konsumojmë një pije nuk mendojmë se ham dhe nuk jemi të ngopur.

E njëjta sasi sheqeri që gjendet në një kanaçe pije, gjendet në plotë katër racione kek shtëpie. Kur ne konsumojmë kek, nuk arrijmë dot te racioni i katër. Sepse jemi stërngopur dhe është e vështirë që një person të hajë katër racione kek brenda pak minutash, por ama kur konsumojmë një pije të gatshme këtë nuk e ndjejmë.

Dhe kjo është një anomali që përballemi organizmi ynë nëse ne konsumojmë rregullisht pije të gatshme. Jo vetëm në katër racione kek, por e njëjta sasi sheqeri gjendet dhe në gjysmë kile mandarina. Ju ftoj që ta rikonsideroni konsumin ë pijeve të gatshme dhe të kuptoni se konsumi i sheqerit, i tepruar çon në vdekje të parakohshme dhe në sëmundje kronike, të cilat mund ti shmangim fare mirë duke bërë një ndryshim kaq të vogël në përditshmërinë tonë”, tha ajo ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese