Kristina Beqiri, një vajzë e njohur në rrjetin social "TikTok", është sërish në qendër të vëmendjes për një ngjarje tronditëse.
Nëpërmjet një videoje të postuar së fundmi, ajo ka treguar shenjat e dhunës që, sipas saj, janë shkaktuar nga ish i dashuri. Ky incident duket të mos jetë i pari, pasi Kristina tregon se e ka falur disa herë më parë.
Kujtojmë se 3re vjet më parë, në janar 2021, emri i saj u përmend në lajme pas një ngjarjeje ku ajo dhe i dashuri i atëhershëm, Julian Kaptiu, u përfshinë në një sulm ndaj një të moshuare, Lume Zela, në Lushnje.
Ata kishin shkuar në shtëpinë e saj me pretendimin për të marrë një gotë ujë, por situata degradoi kur e sulmuan të moshuarën me spraj lotsjellës, duke tentuar të vidhnin para. Megjithatë, përpjekja e tyre dështoi dhe u larguan duarbosh. Ndërsa Juliani u dënua me tre vite burg, Kristina arriti të shmangë dënimin me burg.
@kristjaahhh Kurr mos e lejoni dhunen , Edhe mos falni askend edhe pse e doni shume . ????❤️???? #fypシ #dramagirl #bergen #imgirl #stopp ♬ orijinal ses - Ⓜⓤⓩⓘⓚ ⓢⓔⓥⓔⓡⓛⓔⓡⓔ ⓞⓩⓔⓛⓓⓘⓡ ✅