Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çobani rrëzohet duke mbledhur bagëtitë në Qafë Shtamë dhe ndërron jetë

Shkruar nga Newsbomb

Çobani rrëzohet duke mbledhur bagëtitë në Qafë

Një 62 vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë, pasi ka qenë duke mbledhur bagëtitë në rrugën e Qafë Shtamës. Paraprakisht, bëhet me dije se ai ka rënë nga lartësia në vendin e quajtur "Nojë" dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për nxjerrjen e trupit të 62 vjeçarit nga vendi ku ai është rrëzuar, për të sqaruar të gjitha rrethanat e saj.

"Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamë, në vendin e quajtur "Nojë", duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç.

Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin për media të Policisë së Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese