
Biznesmeni Gjergj Luca ka zgjedhur t’i përgjigjet me humor dhe satirë të gjithë kritikëve të biznesit dhe veprimtarisë së tij që ushtron prej vitesh në tregun shqiptar.
Kësaj rradhe Gjergj Luca ka replikuar me kryetarin e Nismës Thurje, politikani Endri Shabani, i cili ka reaguar me akuza kundrejt Lucës pas një video të postuar nga ky i fundit krah Samir Manes, video e cila vuri në lëvizje politikanë e ekonomistë, të vegjël e të mëdhenj.
Teksa është cilësuar si oligark nga kritikët, Luca ka postuar një video nga një objekt ku shkruhet OLIGARKU dhe në krye qëndron statuja e një gjeli, të cilit Gjergj Luca i është drejtuar me emrin Shaban.
Përpos humorit, Gjergj Luca është shprehur i gatshëm për tu ballafaquar publikisht në studio televizive me Endri Shabanin, i cili thotë se biznesmeni Luca përfiton në kurriz të popullit, gjithashtu dhe me ekspertin e ekonomikë, Pano Sako cili hodhi një “lumë me akuza” kundrejt tij dhe biznesmenit Samir Mane.
“Shaban, o Shaban, zbrit o burrë prej aty se nuk të shkon ty, është turp të qëndrosh ti mbi emrin tim.
Zbrit se erdhi dreka duhet të ikim në punë o Shaban. Për të gjithë ju që nuk e njihini Shabanin, Shabani është kryetari i Nismës Thurje. O Shabë jam duke të pritur se nuk na shkon me u marr me Tik-Tok. Hajde të shkojmë në ndonjë studio e t’i sqarojmë gjërat bashkë.
Kush është kapitalizmi do ta shpjegoj unë, ti do më shpjegosh kush janë të gjitha privilegjet që kam marrë unë. Ta hëngsha zemrën Shabe, ulu se është turp, mos rri aty sipër emrit tim,” është shprehur Gjergj Luca.