Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“O legen, o palaço”, BE dënon sulmet e ashpra të Metës ndaj Dumanit: Intimidimet nuk kanë vend në demokraci

Shkruar nga Newsbomb
“O legen, o palaço”, BE dënon sulmet e ashpra të
Altin Dumani/ Ilir Meta

Bashkimi Europian në Tiranë ka dënuar sulmet e kreut të PL, Ilir Meta ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në një demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për deklaratat e fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.

BE qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

Sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani prej 2 ditësh po dënohen nga partnerët ndërkombëtarë, ku më herët ka reaguar ambasada amerikane si dhe ajo britanike në Tiranë. Gjithashtu ka pasur edhe nga radhët e opozitës që i dënojnë këto sulme të cilat në çdo dalje publike sa vinë dhe bëhen më të ashpra si dhe kërkojnë që të ndalen një orë e më parë.

Ditën e sotme ishin sulmet e fundit nga kreu i PL ndaj Dumanit, ku gjatë një konference për mediat, Ilir Meta nuk i ka kursyer akuzat dhe fyerjet ndaj kreut të SPAK.

Ai e ka etiketuar Dumanin “një palaço” dhe është zotuar që edhe nëse shkon në burg do të shkrijë celulën kriminale ku pretendon se është i përfshirë kreu i SPAK.

U kërkoj ndjesë të gjithë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai. Nuk ka njeri në prokurori që nuk e di se sa shumë mbështetje unë drejtësisë.

Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut. Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në tv me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti ne emër të SPAK.  

Si merresh ti me politikë, ti je aty për të firmosur dhe jo për të bërë zëdhënësin e Rilindjes. Po si nuk zutë mend ju palaço. Po kanë dashur të më fusin në burg edhe më parë, o palaço, o dumduman dhe nuk e kanë arritur. Prandaj thirri mendjes. Nuk të mbron dot as KLP as Zoti nuk shkel Kushtetutën. Dhe nuk nuk është kërcënim, por ndihmë. Por ti hape CEZ-DIA, për të më sulmuar mua.

Po i them dumduanit, 3 herë me një gazetare që të del te Metamorfoza, i ke përmend emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng Partinë e Lirisë që t’ia çoj atij tarallakut. Ti nuk je prokuror i amerikanëve, por i Engjëll Agaçit.

Ka amerikanë të ndershëm dhe patriotë dhe fundërrina si McGonigal. Ndaj thirri mendjes. Ky është nga Kolonja, kjo nga Gjirokastra. Jam krenar që kam dy bashkëpunëtorë të tillë. Ju pyesni; jo Monika, jo kjo, se janë të stisura këto nga Rama, Veliaj dhe gazetarë që marrin lekë nga inceneratorët. Unë krijova një parti të re, se e bllokoi rrugën e integrimit Nano. Ai humbi shumë raste për veten dhe Shqipërinë. Kur më tha dhe kuptoi se kjo punë kishte marrë fund më tha; pse të ka ngelur hatri ty. Po të doja e kisha vënë veten në listë i pari. Kisha gjithë shtetin dhe Fatos Nanon kundër. Thashë; o dal deputet atje ku kam qenë, ose nuk shkoj në Kuvend. Nuk bëj parti për të dalë deputet, apo për familjen.

Unë kam vetëm ¼ e shtëpisë te Pazari i Ri dhe do ja kaloj motrës që kujdeset për prindërit. Këtu e vë krevatin te selia. Shkon më atë çantë që të marri Partinë e Lirisë e ta çoj Edi Ramës... dumdumani është palaço, është shndërruar në pistoletë të Edi Ramës për të vrarë pluralizmin politik. A thashë të Dvronain se ishte kështu a doli Venecia dhe u detyruar KLGJ ta shkarkonte. Pse nuk them për Zaganjorin. Dumani nuk ka këllqe të merret me çështjen e detit ”, tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese