Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuredin Duamni dëshmon në GJKKO: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, mora hakun e shokut tim

Shkruar nga Newsbomb
Nuredin Duamni dëshmon në GJKKO: Bujar Çelën doja ta
Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar këtë të enjte (16 Janar) në GJKKO për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të ish-mikut e ish-bashkëpunëtorit të tij të dikurshëm Talo Çela

Nuredin Dumani rrëfeu në sallën ku po dëshmon për ngjarjet kriminale që u hetuan nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, se në krim mori pjesë me Besmir Xhixhën dhe Enver Divën. Dumani dëshmoi se diçka nuk shkoi me armën e tij dhe nuk qëlloi, ndonëse kishte në fakt dy armë.

“Kisha dy armë. Njërën e kisha për ta përdorur në vrasjen e Bujar Çelës, tjetrën e mbaja si zakonisht për vetëmbrojtje dhe nuk e përdorja në ngjarje. Tentova ta qëlloj Bujarin, por arma nuk më shkrepi. I thashë Xhixhës të qëllonte se nuk po më shkrepte. Nuk e përdora armën e dytë, sepse nuk doja ta bëja pis”.

Bujar Çela u vra më 17 shtator të vitit 2020, ndërsa i penduari tregon se shkak ishte bërë vrasja e mikut të tij Klevis Kapllani, për të cilën dyshohej se ishte kryer nga Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa.

Dumani thotë se ai bashkë me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën pasi kishin marrë informacion nga Eljo Bitri, ishin nisur drejt shtëpisë së Bujar Çelës, por nuk kanë mundur ta kryejnë aty ekzekutimin, pasi u pikasën nga një person që nuk e njihte, dhe u larguan. Por nga informacionet që kishte e dinte se Bujari e pinte kafen në një lokal ku ndalonin autobusët që niseshin për Greqi, dhe sapo e ka parë drejt tij është nisur Enver Diva, i cili ka qëlluar mbi Bujarin, por ai ishte ende gjallë.

Në këtë moment afrohet Dumani, i cili nxjerr pistoletën të cilën ja kishte bërë vetë dhuratë Talo Çela, por ajo nuk i ka shkrepur, prandaj ai ka kërkuar që Besmir Xhixha të zbriste nga makina dhe të qëllonte mbi Bujarin me një pistoletë 9 mm.  Pas vrasjes ata janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës ku kanë djegur makinën që kishin përdorur për të kryer vrasjen, ndërsa armët i kishin hedhur në një kanal në Plepa në Durrës.

Vrasja e Bujar Çelës ndodhi më 17 Shtator 2020 te stacioni i autobusëve të Greqisë në Bradashesh, brenda një lokali. Kurse Klevis Kapllani u vra më 15 Shtator 2020, në një pritë afër shtëpisë në Rrogozhinë, dy ditë para Çelës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese