Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk pranonte dot ndarjen, i riu shqiptar rreh keq ish të fejuarën, "kacafytet" dhe me policinë

Shkruar nga Newsbomb
Nuk pranonte dot ndarjen, i riu shqiptar rreh keq ish të fejuarën,
Foto ilustruese

Një shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij pasi donte të hakmerrej për ndarjen. Ngjarja ka ndodhur në Lucca, Itali e ndërsa burimet policore bëjnë me se dije se 20-vjeçari e ka goditur me shuplakë, veprim i cili është ndaluar nga kushëriri i tij teksa u vendos në mes të të dyve dhe duke i dhënë mundësinë gocës që të arratisej.

Gjithçka nisi kur e dhunuara shkoi në shtëpinë e tij me qëllimin thyerjen e sendeve pas përfundimit të lidhjes së saj. Ish e fejuara tentoi të fshihej në makinën e kushëririt, por më pas është gjetur nga dhunuesi duke goditur xhamin e pasmë.

Gjithashtu ajo kishte telefonuar shërbimet e policisë për tu kërkuar ndihmë nëpërmjet numrit 112. Pas arritjes së dy ekuipazheve të policisë, nga zemërimi i riu ka goditur dhe forcat e armatosura, por pas përleshjes së shkurtër ata arritën ta arrestonin shtetasin shqiptar.

Gjyqtari i vetëm, i gjykuar me procedurë të shkurtuar, ka vërtetuar arrestimin dhe ka vendosur si masë sigurimi detyrimin e paraqitjes në Policinë Gjyqësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese