Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk pranoi ndarjen, shqiptari tentoi të vrasë ish partneren e tij në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Nuk pranoi ndarjen, shqiptari tentoi të vrasë ish partneren e tij
Foto ilustruese - Karabinierët

Një shqiptar 32-vjeçar është arrestuar në Itali pasi ka tentoi të shtypte me makinë ish partneren e tij. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën shtetërore Taranto-Bari, teksa e ka goditur ish partneren dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke e lënë në gjendje të keqe.

Pak çaste më vonë ai është arrestuar nga policia italiane dhe mbi të bie akuza për veprën penale “Tentativë për Vrasje dhe Përndjekje”.

 Policia bënë me dije se një natë më para dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj saj  pasi nuk pranonte ndarjen dhe i kërkonte vazhdimisht që të riktheheshin përsëri.

Gruaja është shpëtuar nga 118 evektivë policie dhe është transportuar menjëherë në spitalin e  San Pio në Castellaneta, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese