Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk ndalen rastet e dhunës në kopshte, nëna akuzon edukatoren se i goditi djalin

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ndalen rastet e dhunës në kopshte, nëna akuzon edukatoren se
Foto ilustruese: Kopesht

Një tjetër rast i dhunës ndaj fëmijëve në kopshte është denoncuar këtë të premte në Euroneës Albania.

Eriola Struga, një nënë nga Korça, ka ngritur shqetësimin për trajtimin e djalit të saj në kopshtin shtetëror Nr. 9, duke pretenduar se ai është goditur nga edukatorja. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur më 12 shtator, por pavarësisht denoncimeve dhe kalimit të disa muajve, asnjë masë nuk është marrë ndaj personelit të kopshtit.

“Unë jam Eriola Struga, nëna e 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin Nr. 9 të Korçës. Dhuna ka ndodhur më 12 shtator, dhe pas 5 muajsh nuk ka pasur asnjë zhvillim. Djali im ka vajtur më datë 12 në kopsht në orën 09:00 dhe ka qëndruar gjysëm ore ose treçerk ore duke qarë. Ndërkohë më merr edukatorja ne telefon dhe më thotë hajde merrë djalin se po qan për ty dhe i thashë nxirre jashtë se po e pres këtu në oborr.

Fëmija del i traumatizuar duke qarë më ngashërim saqë nuk po mbushej dot as me fryme. E pyes edukatoren pse po qan sepse kur hyri e kishte me dëshirë dhe e marr djalin. Duke ecur në rrugë në dritë natyrale i shof shenja gishtash në fytyrë. E qetësoj djalin dhe pyes çfarë kë që po qan dhe djali më tha që më goditi këtu duke bërë me shenjë në vendin e goditjes në fytyrë”, tha Struga.

Në përpjekje për të zbuluar të vërtetën, ajo kërkoi të shihte pamjet nga kamerat e sigurisë, por hasi në kundërshtime nga drejtoresha e kopshtit, e cila e paralajmëroi se nëse këmbëngulte për kamerat, nuk do të mund ta sillte më djalin në kopsht. Pas shumë insistimeve pamjet u hapën, por incidenti kishte ndodhur në një zonë jashtë mbulimit të kamerave.

Eriola e ka denoncuar rastin në polici dhe ka kërkuar mbështetje psikologjike për djalin e saj, por deri më tani nuk ka marrë asnjë ndihmë.

"Janë kaluar pesë muaj dhe ende nuk është marrë asnjë masë ndaj edukatores. Askush nuk është shqetësuar për gjendjen emocionale të djalit tim," shprehet ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese