Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk kanë të ndalur sherret me thika në Shqipëri, plagoset 32 vjeçari në Durrës (GJENDJA E TIJ)

Shkruar nga Newsbomb
Nuk kanë të ndalur sherret me thika në Shqipëri, plagoset 32
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjisturuar mbrëmjen e sotme ne Durrës. Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur rendë me thikë pas një sherri në lagjen nr.4 në Durrës.

Policia njofton se 32-vjeçari është goditur me thikë pas një konflikti të çastit me dy vëllezër, 36 dhe 32 vjeç.

32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë vënë në pranga dy autorët. 

Durrës/Informacion paraprak

Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.

Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.

Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.

32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese