Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Nuk kam dashur të martohem”, nëna e 3-vjeçarit që u rrëmbye nga gjyshërit: Nuk më linin të ikja nga shtëpia

Shkruar nga Newsbomb

“Nuk kam dashur të martohem”, nëna e 3-vjeçarit

Nëna e 3-vjeçarit që u rrëmbye nga gjyshërit ka treguar detaje të reja për ngjarjen e rëndë.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të Hapur” ka thënë se ish-vjehrra e saj kishte pasur plan për t’i marrë djalin. Ajo po ashtu, hodhi poshtë pretendimet e familjarëve të burrit të ndjerë, të cilët thonin se kishte ndërmend të martohej për herë të dytë.

 “Vjehrra më ka thënë që në fillim që kam plan që të ta marrë djalin. Më ka thënë se do ta zgjidhim vetëm me Kanun. Unë e kam respektuar. Pasi ka vdekur Avniu, u prishën raportet mes nesh sepse nuk donte të më linte të ikja.

Pas vdekjes së bashkëshortit tim, nipi flinte me gjyshen, sepse isha në punë. Nuk është e vërtetë fare që kam dashur të martohem. Unë iu kam thënë të gjithëve se nuk dua të dal asnjëherë jashtë shtetit, janë fjalë që nuk dua t’i dëgjoj, pasi nuk janë të vërteta”, u shpreh nëna e 3-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese