Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk ka punë pa lek, Edi Rama vendos për Policinë: Orët shtesë do i merrni bashkë me pagat!

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ka punë pa lek, Edi Rama vendos për Policinë: Orët
Policia e Shtetit

Prej 16 qershorit deri në datën 15 shtator efektivët e Policisë së Shtetit do të duhet të punojnë 12 orë me qëllim për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave vendosi që përgjatë tre muajve efektivët do të paguhen për të gjitha orët shtesë.

Sipas këtij vendimi mësohet se kompesimi i orëve shtesë do të bëhet së bashku me pagën mujore.

“Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga  data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Vendimi i plotë:

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.101, DATË 15.2.2017,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOHËN E PUNËS    DHE TË PUSHIMIT NË POLICINË E SHTETIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 63, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 76-108, të ligjit nr.7961,                   datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në kreun I, të vendimit nr.101, datë 15.2.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për kohën e punës dhe pushimit në Policinë e Shtetit”, bëhen këto shtesa:

a) Pas pikës 12 shtohen pikat 12/1 e 12/2,  me këtë përmbajtje:

“12/1. Aktivizimi i punonjësve të policisë në punë/shërbim me zgjatje të kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe realizohet gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga                                    data 16 qershor deri në datën 15 shtator.

12/2. Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga  data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.”.

b) Në pikën 13, pas fjalëve “… mbi kohën normale të punës …” shtohen               “… dhe zgjatjes së kohës normale të punës/shërbimit …”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese