Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk justifikoi pasurinë dhe u shkarkua në 2021, KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca

Shkruar nga Newsbomb
Nuk justifikoi pasurinë dhe u shkarkua në 2021, KPA konfirmon në
Gjyqtari Bib Ndreca

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca, pas pezullimit të tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

KPK vendosi për shkarkimin e tij më 18 janar të vitit 2021, pasi gjatë procesit të vetingut ai nuk justifikonte pasurinë.

Këtë vendim, Ndreca e apeloi në KPA, e cila rrëzoi kërkesën e KPK për përjashtim të gjyqtarit Ndreca nga drejtësia si dhe konfirmoi kthimin e tij në detyrë.

Gjyqtari, Bib Ndreca është i njohur për dosjen 339, pasi firmosi për burgosjen e Avdylajve në Shijak dhe u vendos në mbrojtje të posaçme nga policia.

Në raportin e vlerësimit të KPK të bërë në janar të 2021, u evidentua se sipas sistemit TIMS, një person me të cilin kishte lidhur kontratë për një apartament me vlerë 40 mijë euro, nuk kishte qenë në Shqipëri ditën e nënshkrimit. Barrë prove ju kalua edhe lidhur me pasurinë e vëllezërve që i kishin dhënë hua dhe dhurata.

Gjyqtari Bib Ndreca i kundërshtoi gjetjet e Komisionit për kriterin e pasurisë dhe pretendoi se mund të provonte të kundërtën me dokumentet dhe shpjegimet që kishte dorëzuar.

Ndreca u vlerësua pozitivisht në dy kriteret e tjera, atë të profesionalizmit dhe të pastërtisë së figurës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese