Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nuk ishin dakord me lidhjen, i riu dhunohet nga njerëzit e të dashurës në spitalin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ishin dakord me lidhjen, i riu dhunohet nga njerëzit e të
Foto ilustruese/ Spitali i Durresit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një i ri është dhunuar me grushte nga të afërmit e të dashurës.

Gjithçka ka nisur kur policia ka arrestuar Eridion Cenametin, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Për shkak se nuk ndihej mirë, policia e ka dërguar në spital.

Por pikërisht në ambientet e spitalit ai do të dhunohej me grushta nga tre persona. Para uniformave blu i riu ka thënë se e kanë dhunuar babai, xhaxhai dhe një i afërm i të dashurës së tij. Kjo pasi sipas tij, ata ishin kundër lidhjes së tyre.

Ai madje ka dëshmuar se disa herë familjarët e të dashurës e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar që të largohet nga qyteti, por i riu nuk ka hequr dorë nga dashuria.

Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për “plagosje të lehtë e për prishje të rendit publik”. Por në pranga ka rënë edhe Cenameti, i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Nuk ishin dakord me lidhjen, i riu dhunohet nga njerëzit e të
Personi i dhunuar në spitalin e Durrësit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed