Manderina Çela, gruaja e cila u plagos ditë më parë nga 41-vjeçari Ilir Çami ka hedhur poshtë pretendimet se ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me këtë të fundit.
Në një deklaratë për Euronews Albania, Manderina tha se Ilir Çami i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale mirëpo sapo kjo e kishte refuzuar ai kishte nxjerrë thikën dhe e kishte plagosur.
E pyetur nëse ka pasur lidhje dashurie me 41-vjeçarin dhe nëse i kishte marrë 5 milionë lekë borxh, ajo e ka mohuar duke thënë se të gjitha janë “gënjeshtra”.
“Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, siç thonë mediat. Janë gënjeshtra. Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, atë ditë qe ndodhi ngjarja isha tek nipi në spital, erdhi me ndoqi. Sapo dola, ai me preu rrugën dhe i thashë” Mos me ndiq, nuk kam të bëj më ty.
Më kërkoi diçka që nuk e them dot këtu. Po, Më kërkoi marrëdhënie seksuale. Dhe kafe. I thashë nuk vij. E shtyva me duart e mia. Nxori thikën e tha do të të ther. Vendosi thikën në grykë, e shtyva, i ra thika poshtë, me shtriu përtokë, do të të ther tha. E mbajta. Në momentin që kreu krimin, ngrinte kokën dhe shihte dikë. Nuk e ke priste, me ke do me therte. Nuk kam folur fare, me ka ndjekur tre vite, me ndiqte nga pas, nuk me linte, unë me burrin, ai pas. Shkoja denoncoja në polici. E nxirrnin në darkë. Donte të më shkatërronte familjen
Jo, fare. Është gënjeshtrat. Unë nuk i kam marrë lek. Burrin emigrant unë, djali emigrant. Janë të gjithë gënjeshtra. Hapte Facebook në emrin tim, në emrin e tij, foton e tija, i shkruante njerëzve. Nuk e kam unë i thoja njerëzve. Me ka turpëruar. Me këtë që bëri ndihem e frikësuar. Me këtë që bëri kam frikë. Jam e tronditur. Të shohësh një burrë të të shtrijë në rrugë, me thikë. Nuk kam qenë e lidhur. As e lidhur, as lek nuk I kam marrë”, tha ajo.
Ndërkohë, kujtojmë se Gjykata e Korçës ditën e sotme ka dhënë masën “arrest me burg”, për Ilir Çamin, i cili ditë më parë qëlloi me thikë 46-vjeçaren Manderina Çelën.
Siç dhe raportuam më herët Çami shprehu pendesë për plagosjen. Ai tha se Manderina i ka marrë atij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.
Ai ka thënë se ende e dashuronte ish të dashurën , por që shkak për konfliktin është bërë borxhi që nuk i ka kthyer.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë u shënua më 6 nëntor, teksa Çami ka qenë në rrugë, ku Manderina i është afruar dhe i ka kërkuar që mos e përndiqte. Në një moment Çami gjatë konfliktit ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë.