Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nuk i dhanë alkool, zbardhet arsyeja pse 47-vjeçari dhunoi çiftin e të moshuarve në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Nuk i dhanë alkool, zbardhet arsyeja pse 47-vjeçari dhunoi
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Fier, ku 47-vjeçari Ilir Nukaj, dhunoi një çift të moshuarish.

47-vjeçari dhunoi shtetasi N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe, jashtë lokalit të tyre. Burime për media bëjnë me dije se shkak i kësaj ngjarje ka qenë se 47-vjeçari ka shkuar në dyqanin e të moshuarit për të marrë alkool, por 80-vjeçari nuk i ka dhënë pasi Nukaj njihej si person problematik.

Pasi 80-vjeçari s’ka pranuar t’i jap alkool 47-vjeçari e ka dhunuar me grushte në kokë. Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja A.R pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese