Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk do lënë askënd të gëzojë atë pozicion”, çfarë pritet të ndodhë pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Himarës?

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk do lënë askënd të gëzojë atë
Foto ilustruese/ Bashkia Himare

Blerina Bala dha dorëheqjen këtë të mërkurë nga posti i kryetares së komanduar të Himarës, post të cilin kishte vetëm dy muaj që e mbante. Pas kësaj lëvizje të papritur ka lindur pyetja se çfarë pritet të ndodhë me Himarën?

I ftuar në emisionin “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha u shpreh se  “nuk do të lejojnë askënd të gëzojë të pozicion përveç Fredi Belerit”.

Ai tha se edhe nënkryetari Pervin Gjikuria i cili mund të marrë drejtimin e Bashkisë, ka pohuar se nëse do të ketë konflikte si në të kaluarën edhe ai do të japë dorëheqjen.

“Nuk do lënë askënd të gëzojë pozicion, veç Fredi Belerit. Pervin Gjikuria ka thënë nëse do ketë konflikte si në të kaluarën, do tërhiqem. Himara është problem më vete, në kulmin e sezonit pa drejtues. Drejtuesi është në burg, atë që ka votuar populli nxirreni nga burgu dhe lëreni të bëjë detyrën.

Beleri seancën e fundit e sabotoi, ndërsa një vit kishin bërë presion dhe të gjitha lëvizjet, në momentin kur gjykata e avancoi procesin, ata e sabotuan, se nuk donin një vendim të formës së prerë dy ditë para zgjedhjeve të parlamentit Europian.

Belerin e ndihmon sabotimi dhe ngjarja me Sokol Mëngjesin, i jep mundësinë të jetë kandidat për eurodeputet, i cili është zgjedhur por nuk e ka bërë dot betimin në Republikën e Shqipërisë. Kjo që ka ndodhur sot këtu, është situatë e stisur, askush nuk do e gëzojë atë pozicion”, u shpreh Artan Hoxha.

Kujtojmë se këtë të mërkurë, 5 qershor, Blerina Bala dha dorëheqjen nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Himarës.

Në letrën e dorëheqjes Bala e përshkroi 2 mujorin në krye të Bashkisë së Himarës si të vështirë, por edhe të mrekullueshëm.

Ndër të tjera, ajo theksoi se për arsye personale nuk mund të vazhdonte më punën në krye të kësaj bashkie.

“Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.

Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë”, shkruante ajo ndër të tjera në letrën e dorëheqjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese