Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Notes" fundosi Nestor Muhametllarin, SPAK i gjeti bllokun e shënimeve me lekët e shpërndara

Shkruar nga Newsbomb
"Notes" fundosi Nestor Muhametllarin, SPAK i gjeti bllokun e
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet që SPAK ka kryer për drejtorët në Bashkinë e Tiranës, të cilët kanë përfituar miliona përmes tenderave.

Në dosjen e siguruar nga Newsbomb.al thuhet se SPAK ka gjetur prova të cilat dëshmojnë se shtetasit Eduart Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari nuk kanë qenë ortakë të vërtetë të shoqërisë tregtare "5D Konstruksion" sh.p.k, por pronësia e tyre mbi kuotat e shoqërisë ka qenë e regjistruar në mënyrë fiktive.

"Kështu, nga këqyrja e dokumenteve të sekuestruara në ambientet e shoqërisë "5D Konstruksion" sh.p.k si dhe këqyrja dhe analizimi i të dhënave që janë përfituar nëpërmjet akteve të ekspertimit teknike kompjuterike, janë gjetur prova të tjera të cilat dëshmojnë se shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari nuk kanë qenë ortakët e vërtetë/reale të shoqërisë tregtare, tashmë me emërtimin "5D Konstruksion" sh.p.k, por pronësia e tyre mbi kuotat e shoqërisë ka qenë e regjistruar në mënyrë fiktive", thuhet në dosjen hetimore. 

Gjatë hetimeve agjentët e SPAK kanë kryer kontrolle në banesën e Muhametllarit ku dhe i kanë gjetur dhe sekuestruar një bllok në të cilin mbante shënim  pagesat e ndryshme për punët e shoqërisë, për kontrata publike të fituara nëpërmjet procedurave të prokurimit, si dhe për shpenzime të shoqërisë. Në shënimet e mbajtura bëhet fjalë për shuma monetare që janë paguar apo që janë marrë, që janë kthyer, duke iu referuar personave të shkruar me emrin (R) dhe me emrin (M).

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Nestor Muhametllari është gjetur dhe sekuestruar një bllok shënimesh, me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin "Notes", i cili përmban një sërë shënimesh të bëra nga shtetasi Nestor Muhametllari. Në këtë bllok janë mbajtur shënime nga shtetasi Nestor Muhametllari që iu referohet pagesave të ndryshme pëë punët e shoërisë, për kontrata publike të fituara nëpërmjet procedurave të prokurimit si dhe për shpenzime të shoqërisë. Në shënimet e mbajtura bëhet fjalë për shumta monetare që janë paguar apo që janë marrë, që janë kthyer duke iu referuar personave të shkruar me emrin R dhe me emrin M”, thuhet në dosjen e siguruar nga Newsbomb.al.

"Notes" fundosi Nestor Muhametllarin, SPAK i gjeti bllokun e

Nestor Muhametllari është një nga personat e vënë nën akuzë nga SPAK në kuadër të operacionit të dosjes “5D”. Biznesmenit i është komunikuar masa “Detyrim Paraqitje”, ndërsa agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontrolluar dhe banesën e tij.

I përmendur disa herë gjatë gjithë kësaj periudhe të hetimit, Muhametllari është biznesmeni që bleu dhe zotëron 100 përqind aksionet e kompanisë “5D Konstruksion”.

Po kush është Nestor Muhametllari?

Biznesmeni doli në skenë në mars të vitit 2021, teksa Muhamet Petriti i shiti kompaninë “Vas Konstruksion” pikërisht te ai për shifrën e 1 milionë lekë të reja ose afro 9 mijë euro. Nëntë muaj më vonë, kësaj kompanie i ndryshohet emri në “5D Konstruksion”.

Bilanci i kompanisë zbulonte se tre muaj para shitjes, pra në fund të vitit 2020, ajo kishte 60 milionë lekë ose 540 mijë euro në banka. Paralelisht “5D Kontruksion” nuk kishte asnjë borxh dhe kësisoj llogaritë e arkëtueshme ishin dukshëm më të larta se ato të pagueshme. Dhe në këtë mënyrë, i përfitoi blerësi Muhametllari me vetëm 9 mijë euro.

E thënë ndryshe kjo kompani me vlerë miliona eurosh, u shit për vetëm 9 mijë euro. Katër muaj pas blerjes së kompanisë, Muhametllari i shpërndau vetes si pronar 358 mijë euro divident nga fitimet e marra në vitin e mëparshëm.

Pikërisht te shitja e kompanisë shfaqet një veprim i çuditshëm pa logjikë financiare duke lindur dyshimi i arsyeshëm për organet hetuese.

Por çudia nuk përfundon ketu. Kjo kompani përpara se të shitej ishte veç të tjerash subjekt ndërtues në një leje ndertimi miratuar me firmën e Erion Velisë, shefit të Mariglen Qatos, në 2 shkurt 2021 për nje godinë 8-9 katëshe me dy të tjerë parkim nëntokësor.

Më pas, kjo kompani me pronar Nestorin, ka fituar dhe 2 leje ndertimi te tjera (si investitor dhe ndërtues), njëra përball KLAN-it aty ku dhe ka patur shtëpinë Mariglen Qato.

Ndërkaq, në një hulumtim të shpejtë në “Open Corporates” rezulton se biznesmeni Nestor Muhametllari ka përfituar plot 88 486 994,20 lekë përmes 5 kontratave publike nga qeverisja vendore. Sot është nën akuzë nga SPAK për akuzën e Korrupsionit Aktiv ndaj Personave që ushtrojnë Funksione Publike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese