Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Një urë e quajtur kulturë”, Ambasada e Shqipërisë në Vjenë "i hap rrugë" epokës së re diplomatiko-kulturore

Shkruar nga Newsbomb

"Një urë e quajtur kulturë”, Ambasada e

Mbrëmë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë nisi një rrugëtim të ri diplomatiko-kulturor. “Një urë e quajtur kulturë” quhet kjo iniciativë dhe ka për qëllim krijimin e një atmosfere të re brenda trupit diplomatik në Vjenë, njohjen e vlerave më të mira kombëtare midis përfaqësive diplomatike dhe, pse jo, bërjen e Ambasadës së Shqipërisë qendër të dialogut diplomatiko-kulturor në Vjenë.

Aktiviteti i parë nisi nga Ambasada e Ukrainës dhe, në prani të kolegëve ambasadorë nga vende të ndryshme, funksionarëve të ministrisë së punëve të jashtme austriake, si dhe miqve nga arti e kultura vjeneze, ukrainase e shqiptare, u prezantuan video nga dy vendet, u lexuan pjesë nga letërsia e dy vendeve, u interpretua muzikë dhe u paraqitën vepra arti prej të dy vendeve.

Pasi u fol për historinë e vendeve respektive, Ambasadori ukrainas lexoi pjesë nga “Kronikë në gur” si dhe poezi të Ismail Kadaresë, ndërsa Ambasadori shqiptar lexoi poezi të Taras Shevchenkos - poetit kombëtar ukrainas - si dhe pjesë nga libri “Kronikë e një pushtimi” i Andrey Kurkov.

Por, për të krijuar urën, duhej edhe “një këmbë” dhe për ta krijuar, autori austriak Wolfgang Wagner lexoi pjesë nga romani i tij i fundit. Mbrëmja u plotësua nga nota muzikore shqiptare dhe ukrainase.

Ndër të tjerash, gjatë fjalës së tij Ambasadori i Ukrainës Wassyl Chymynez u shpreh:

"...me duhet ta pohoj qysh ne fillim se, jam në diplomaci që nga viti 1991 por, këtë ide e këtë mbrëmje konceptuar nga kolegu im Fate Velaj, jo vetëm që nuk e kam dëgjuar të ketë ndodhur por as që e kam përjetuar ndonjëherë…”

"Një urë e quajtur kulturë”, Ambasada e

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese