Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një tjetër betejë e humbur për dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Gjykata e Lartë lë në burg Mariglen Qaton dhe Redi Mollën

Shkruar nga Newsbomb
Një tjetër betejë e humbur për dy ish-drejtorët e
Mariglen Qato dhe Redi Molla

Mariglen Qato dhe Redi Molla, dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranë kanë humbur një tjetër betejë gjyqësore në Gjykatën e Lartë.

Dy ish-besnikët e kryebashkiakut Erion Veliaj do të vijojnë të qëndrojnë në qelinë e paraburgimit. Këtë të mërkurë, 4 dhjetor, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.

Apeli i Posaçëm në muajin korrik la në fuqi vendimin e shkallës së parë, për masën “arrest në burg” ndaj Mollës dhe Qatos.

Ndonëse Gjykata e Lartë pak javë më parë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës së sigurisë ndaj dy ish-drejtorëve duke e rikthyer çështjen për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese, vendimi mbeti po i njëjtë. Ndaj Qatos dhe Mollës u la në fuqi masa "arrest me burg". 

Ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës akuzohen se janë pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, dhe kanë fituar disa tendera në vlerë miliarda lekë.

Prokuroria e Posaçme vendosi në korrik të këtij viti në sekuestro preventive kompaninë “5D Konstruksion”, me ortakë të vërtetë dhe pronarë “de facto” ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Mollën dhe Mariglen Qato, pasi dyshohet se ka përfituar tendera abuzivë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese