Gjergji Semini, është mjeku shqiptar i cili prej vitesh ushtron profesionin e tij në Shqipëri por edhe në Spitalin e Janinës, si urolog dhe androlog, aty ku dhe është kthyer në një “kala shqiptare” për shpëtimin e jetëve dhe kurimit të sigurt të pacientëve.
Emri tij diskutohet gjerë e gjatë nëpër biseda pacientësh, mjekësh dhe kolegësh të cilët s’ngurojnë të nxjerrin në pah rastet e shumta se si Semini ka arritur që përmes kurave të shpëtojë me qindra jetë.
Ky fakt është vënë së fundmi në dukje edhe nga deputeti socialist i Beratit, Fadil Nasufi, i cili ka listuar një për një të gjitha virtytet e Gjergj Seminit si mjek, duke theksuar më tej se ndryshe nga doktorët e tjerë të cilët i bombardojnë pacientët e tyre me medikamente dhe u shtojnë vuajtjet, ai pas diagnostikimit u gjen menjëherë kurën e nevojshme.
Djali nga Fieri dhe dhëndri nga Berati, përveçse një mjek i mirë dhe ekselent, ka dhe një dashuri të veçantë për shqiptarët dhe këtë kujdes për bashkëatdhetarët e tij nuk nguron ta tregojë me një patriotizëm të lartë.
Për doktor Gjergjin nuk kanë nevojë fjalët pasi “flasin” vetë diplomat dhe kualifikimet në Patra, Athinë, Londër, USA.
Ai është anëtar i Bordit Drejtues Shkenxor dhe Organizativ të Shoqatës Urologjike Europiane, marrë pjesë në 41 konferenca, kongrese dhe evente ndërkombëtare për mjekësinë, si dhe ka një sërë botimesh dhe publikime shkencore në mjekësi të cilat mbajnë emrin e tij.
Gjithashtu ai është shpallur Misionar i Paqen në UN, BE, USA, NATO dhe ka marrë çmimin HONORIS CAUSA PHD, USA e GOLDEN MEDAL SAINT MOTER TERESA.
Pjesë nga shkrimi i deputetit socialist Fadil Nasufi (I pa redaktuar):
GJERGJI SEMINI-MJEKU, SHKENCETARI DHE SHQIPTARI I PERBOTSHEM.
Emrin e Dr Gjergji Seminit e kam degjuar neper biseda prej pacientesh qe jane kuruar dhe asistuar prej tij ne kliniken qe ka hapur ne Tirane apo ne Spitalin e Janines ku prej vitesh ushtron profesionin e Mjekut si urolog dhe androlog.
E kam takuar ne ambjentet e Akademise se Shkencave te Shqiperise ku eshte i azhornuar ne studime, bashkepunime dhe referime qe pasurojne CV dhe performancen e tij dhe qe jane axhenda ne rrugetimin per formimin shkencor,per graduimin dhe ne ambicjen per te mare titujt me te larte.
Me impresionoi qasja e tij miqesore dhe humane, sjellja prej xhentelmeni, afrimiteti sikur te njiheshim prej vitesh, thjeshtesia dhe prakticiteti( qe jane aftesi e njerezve te ditur) dhe pa dyshim oferta e menjehershme:” merre numrin tim dhe me telefono ne cdo kohe per cdo hall qe te kesh per vete dhe per cdo njeri qe ka nevoje per sherbim mjeksor nga ana ime!”
Dhe e verteta eshte se Dr Gjergji Semini eshte bere idhull si mjek ne Janine ku fale profesionalizmit, bashkepunimit me koleget dhe autoritetit te padiskutueshem ku i degjohet fjala per cdo gje… eshte bere nje “kala shqiptare” e shpetimit te jeteve dhe e kurimit te sigurte te pacienteve.
Kam shume shembuj pacientesh qe jeta u ka mare rrjedhe te shendeteshme,pas diagnostifikimit dhe kurimit nga Dr Gjergji, -nderkohe qe kane kaluar neper kalvarin e disa mjekeve qe i bombardojne me ilace pacientet dhe ja u shtojne vuajtjet!!
Eshte nje mik i mire dhe nje mjek ekselent gjithmone i gjendur!
Perkushtimin dhe humanizmin e tij e ka formesuar dhe skalitur profesioni i mjekut dhe kultura familjare, por Dr Gjergji ka nje perkujdesje te vecante per shqiptaret, dhe kete ego dhe dashuri e shfaq me nje patriotizem te larte!
Dr Gjergji eshte nga Fieri ku njihet si nje emer qe ka patur prirje dhe ka shfaqur talent ne te gjitha ciklet e arsimimt dhe tashme eshte afirmuar si nje personalitet me fame europine ne fushen e mjeksise.
Dr Gjergji dhe familja e tij jane qytetare te klasit te pare ne Fier, pjese e elites intelektuale te qytetit dhe shembuj te thjeshtesise, perulesise, korrektesise dhe qe bejne emer respekti e adhurimi prej dijes, miresjelljes, sherbeses dhe puneberjes!
Te pabujshem,te gjendshem, te pakursyer!
Dr Gjergji eshte dhenderr ne Berat!
Entela-bashkeshortja e Dr Gjergjit -eshte vajza e Zoi Gjokes.
Dhe ne beratasit krenohemi me dhenderin tone -Gjergji Semini!
Entela eshte nje juriste e talentuar, qe i eshte bere krah Gjergjit ne menaxhimin e kohes se tij te punes dhe te axhendes shume te ngarkuar me vizita mjeksore, nderhyrje kururgjikale, konsulta, bashkepunime shkencore etj qe fillojne perdite ne Janine, ne Athine, ne Tirane e ne disa klinika europiane!
Gjithcka qe po them per Dr Gjergjin jane fare pak perballe te vertetes,konsideratave dhe vleresimeve qe japin me shume mirenjohje pacientet qe jane kuruar dhe qe i ka lidhur mardhenia pacient-mjek!
Nga ana tjeter “flet” diplomimi superior dhe kualifikimet shkencore ne Patra, Athine,Londer, USA etj
Dr Gjergji Semini eshte anetar i Bordit Drejtues Shkencor dhe Organizativ te Shoqates Urologjike Europiane, te Shoqates Urologjike Euro-Aziatike,te Shoqates se Andrologjise Europiane etj.
Ka mare pjese ne 41 Konferenca, Kongrese dhe Evente Nderkombetare per Mjeksine ku ka referuar tema dhe ka qene bashkeorganizator i tyre ne Greqi,Turqi, Stokolm-Suedi,Texas USA,Madrid-Spanje, Neë Orleans USA,Miami USA,Mynih-Gjermani,Tokio-Japoni, Londer-Angli etj
Eshte nderuar me 7 cmime nderkombetare dhe per kontributin e tij humanitar eshte shpallur Misionar i Paqes ne UN,BE,USA,NATO, ka mare cmimin HONORIS CAUSA PHD ne USA dhe GOLDEN MEDAL SAINT MOTER TERESA.
Jane te shumta botimet dhe publikimet shkencore nga fusha e mjeksise te Dr Gjergji Seminit!
Ky eshte Dr Gjergji Semini… europiani shqiptar qe sheron si mjek dhe qe perfaqeson me kaq dinjitet Shqiperine!