Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Një gojë myslimane më pak për të ushqyer”, punonjësja e anijes zbulon batutat shokuese të stafit pas vetëvrasjes së 27-vjeçarit shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
“Një gojë myslimane më pak për të ushqyer”,
Leonard Farruku

Një dëshmi tronditëse vjen nga stafi i anijes “Bibby Stokholm”, ku kreu vetëvrasjen emigranti shqiptar Leonard Farruku, 27 vjeç.

Ish-pastruesja në anijen hotel, ka thënë se stafi kanë qeshur dhe kanë bërë shaka për vdekjen e një azilkërkuesi në bord.

Sipas pastrueses, stafi jo vetëm që nuk ndjente keqardhje që një i riu kreu vetëvrasje në kushte të rënda psikologjike, por bënin batuta dhe ironi me ngjarjen tronditës.

“Një gojë më pak myslimane për të ushqyer", ka thënë stafi pas vdekjes së 27-vjeçarit shqiptar, rrëfen ish-pastruesja e anijes.

Ish-punonjësja, e cila ka punuar në anije nga hapja e saj në gusht 2023 deri në fund të dhjetorit, tha se shakaja ishte e neveritshme.

Ajo ndër të tjera është shprehur se shumë emigrantë nuk ndiheshin mirë gjatë mbajtjes në anilje, teksa prisnin përgjigjen si azilantë. Ish-sanitarja tha se disa emigrantë gjatë kohës së qëndrimit shpreheshin se ndiheshin si në burg.

Në një përgjigje ndaj këtyre deklaratave, Ministria e Brendshme tha: “Ne nuk i njohim pretendimet e bëra. Bibby Stockholm është pjesë e planit të qeverisë për të reduktuar përdorimin e hoteleve të shtrenjta. Ka procese rigoroze të mbrojtjes në anije. Banorët kanë akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social, duke përfshirë mbështetjen e shëndetit mendor”.

“Një gojë myslimane më pak për të ushqyer”,
Bibby Stokholm

Kujtojmë që Leonard Farruku u gjet pa ndjenja pas 12 orësh në Bibby Stockholm më 12 dhjetor të 2023. Stafi nuk e mori seriozisht situatën dhe gjendjen psikologjike të 27-vjeçarit. Ata e besuan vetëm kur hapën me forcë derën e banjës, e gjetën të riun shqiptar pa ndjenja.

Leonard Farruku, 27 vjeç,  pagoi 4,000 euro (3,436 £) për të kaluar Kanalin me një varkë të vogël verën e kaluar. I riu azilkërkues ishte ankuar për shëndetin e tij mendor një ditë para se të vdiste dhe, sipas dëshmitarëve, ishte dëgjuar duke bërtitur dhe përplasur në murin e kabinës së tij.

27 vjeçari, nga Manza e Durrësit u vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese