Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një ditë ndryshe për të burgosurat në “Ali Dem”, bëhen pjesë e ekspozitës "Terapia e Artit"

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë ndryshe për të burgosurat në “Ali
Punimet e grave në burgun e "Ali Demit"

Kjo e enjte ka qenë një ditë ndryshe për gratë që vuajnë dënimin në burgun në “Ali Dem” ku është realizuar ekspozitën “Terapia e Artit”.

Vajzat dhe gratë në burgun e “Ali Demit” kanë paraqitur punimet e tyre të bëra gjatë terapive më të reja të implementuar në këtë institucion.

Terapia, Art-Craft dhe Lego-terapi, janë dy nga terapitë më të reja të cilat kanë bërë të mundur realizimin e këtyre punimeve, por dhe zhvillimin e aftësive siç është rritja e përqendrimit, eliminimi i stresit dhe të mësuarit me punën në grupe.

Punimet e realizuar nga gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin do të dhurohen tek “Shtëpia e fëmijës” dhe tek ajo “Shtëpia e të moshuarve”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se në këtë ekspozitë ishin të pranishëm: Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, Drejtori i Caritasit shqiptar, Juliana Reso, Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror Reme Lala, si dhe përfaqësuesit e Ambasadës Britanike, të cilët janë mbështetësit kyesorë të DPB në implemetimin e dy terapive më të suksesshme. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese