
Foto ilustruese
Një vajzë 15-vjeçare raportohet e humbur në Tiranë. Blutë bëjnë me dije se ka qenë babai i të miturës, shtetasi me inciale A. Gj., 42-vjeç, ai i cili ka bërë denoncimin në polici.
Sipas njoftimit, i ati ka kallëzuar për zhdukjen e të bijës, pasi kjo e fundit është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Ndërkohë, blutë vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.
“Shtetasi A. Gj, 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Sondazh
Poll