Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nisma e veçantë, prezantohet aplikacioni që do t’ju flasë turistëve në tre gjuhë

Shkruar nga Newsbomb

Nisma e veçantë, prezantohet aplikacioni që do t’ju

Një nismë mjaft e veçantë është ndërmarrë së fundmi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare. Tashmë një platformë e re informative do të qarkullojë, e cila do t’ju flasë turistëve në tre gjuhë, anglisht dhe frëngjisht.

“ATA”,  mund të shkarkohet falas në telefonin tuaj nga çdo vend i botës, përmes të cilit turistët dhe qytetarët shqiptarë do të njihen me lajme nga vendi.

Aplikacioni i ri gjendet lehtësisht në App Store për Iphone dhe Play Store për Android. Krijimi i tij shënon një hap të ri për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, e cila i bashkohet botës digjitale në shpërndarjen e lajmeve. Në këtë platformë do të gjeni lajme nga politika, ekonomia, shëndetësia, turizmi, kultura, sporti, showbiz dhe kinema nga vendi dhe bota.

Agjencia Telegrafike Shqiptare u themelua në vitin 1912 dhe që prej asaj kohe ka mbledhur, botuar dhe shpërndarë lajmet dhe analizat në të gjithë territorin e vendit dhe ka qenë porta e vetme zyrtare e lajmeve nga Shqipëria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese