
Prej orës 19:00 ka nisur protesta e opozitës kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit TikTok.
Të rinjtë e FRPD mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, referuar faktin që indicia për mbylljen e aplikacionit ishte vrasja e Martin Canit më 18 nëntor.
Të tjera pankarta shkruajnë: “Shqipëria 2025 ndalohet Tik Tok, lejohet korrupsioni”, “Tani do të merremi me diçka më produktive, si korrupsioni”, “E çove edhe Tik Tok-un në emigracion”!
Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferi, për mediat është shprehur se qeveria mbyll TikTok për sigurinë elektorale të Edi Ramës, jo për sigurinë në shkolla.
“Është një platformë e pakontrolluar nga qeeria. Ka liri të madhe shprehej. Është mundësi e madhe për demaskuar krimin elektoral. Pse nuk e mbyll më 12 maj? Ai është i bindur se do të fitojë. Do të luftojmë për të bërë demaskimin e vërtetë të kësaj gjëje.
Bëhet 100% për efektin e zgjedhje. Mbyllja e TikTok nuk do të ndihmojë në asgjë te rininë, por vetëm Edi Rama. Nuk do jetë për sigurinë në shkolla, por për sigurinë elektorale të Edi Ramës. Ftoj rininë shqiptare të mësojë nga rinia në Serbi”, tha Xhaferi.