Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nipi humbi jetën në guroren pa leje në Brataj, gjyshja: Dyshojmë se nuk ishte aksidentale

Shkruar nga Newsbomb
Nipi humbi jetën në guroren pa leje në Brataj, gjyshja:
Jurgen Veshi

Familjarët e të riut Jurgen Veshi i cili humbi jetën më 21 Maj në guroren në Brataj kërkojnë drejtësi.

Jurgen Veshi jetonte prej 15 vitesh ne fshatin Brataj të Selenicës, ndërsa kishte ardhur në këtë fshat nga Dibra dhe humbi jetën kur një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë. I riu punonte me skrep në guroren e Bratajt, por në momentin e aksidentit ka qenë duke rregulluar mjetin e punës. Familjarët dyshojnë se ngjarja nuk është aksidentale, por ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së kolegëve të tij dhe mungesës së kushteve të sigurisë.

Menjëherë pas ngjarjes tragjike policia arrestoi drejtuesin teknik të gurores pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë. Por gjithashtu gurorja nuk kishte leje pune dhe Inspektorati i Punës në Vlorë nuk kishte kryer asnjëhere kontrolle, kjo për shkak të mungesës së stafit të inspektorëve.

Para disa ditësh familjarët të mbytur nga dhimja kërkuan që të hetohet ngjarja deri në fund pasi dëshmitë që janë dhënë në lidhje me momentin që ndërroi jetë 24-vjeçari nuk janë të vërteta.

Ka qenë gjyshja e 24-vjeçarit e cila në News 24 ka kërkuar ndihmën për zbardhjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

“Familja jetonte në Stavër të Lushnjës. Pas 12 vitesh që jetuan atje, vajza ime ka shkuar te jetojë në Brataj të Vlorës. Edhe ne na kishte afër. U rrit djali. Kur djali u bë burrë, ndodhi kjo ngjarje e kobshme. Djali ishte duke punuar në dy vende, që të rregullojë jetën, të mbajë pleqtë, mamin e ka bërë dy herë operim. Ishte i vetmi që punonte në familje. Edhe njerku në gjendje jo të mirë. Unë si gjyshe kërkoj të zbardhet çështja e Jurgen Veshit, se i kemi sytë me gjak. Djali i madh ka qenë te puna dhe ka bërë fotografi, se këta çfarë thonë në mëngjes nuk thonë në darkë. Ne dyshojmë tek ata që na kanë thënë se si ka ndodhur vdekja. Po na luajnë mendtë e kokës dhe po tallen me ne. Dyshojmë për dëshminë që na është dhënë.”

Edhe nëna e të riut ka bërë thirrje për ndihmë për zbardhjen e plotë se si ka ndodhur ngjarja tragjike.

“Djali punonte 7 ditë të javës. Babai e ka braktisur Jurgenin. Te njerëzit e mi janë rritur. Derisa erdha në fshatin Brataj kur jam martuar për herë të dytë këtu në fshatin Brataj. Jetojmë në ambientet e një spitali në kushte tepër të vështira ekonomike dhe dilte në punë që të na ushqente. Jurgeni punonte vetëm dhe na ushqente të gjithëve.

E nisa atë ditë si zakonisht në punë djalin. Atë ditë e pashë që u vonua djali. U bëmë merak. Nisej në 6:30 dhe kthehej në 15:30 minuta. Atë ditë mora lajmin se djali nuk u kthye gjallë. Vdiq në gurore në mal. Gjatë ditës nuk flisnim me djalin, sepse ishte në punë dhe nuk donim ta bezdisnim. Ne duam të dimë të vërtetën për vdekjen e djalit tim.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese