Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Ndikojnë elektoratin”, Ilirjan Celibashi thirrje Kuvendit: Mos i miratoni këto projektligje, është në kundërshtim me KQZ-së

Shkruar nga Newsbomb
“Ndikojnë elektoratin”, Ilirjan Celibashi thirrje Kuvendit: Mos
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Zgjedhor Qëndror (KQZ) Ilirjan Celibashi i  është drejtuar me thirrje Kuvendit të Shqipërisë për të mos miratuar dy proejktligje, të cilët bien në kundërshtim me regulloren e KQZ.

Në një postim më rrjete sociale, Celibashi i është referuar dy drafteve të qeverisë për “Tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” dhe “Paketën e maleve”, duke i konsideruar si projektligje që prekin politika të rëndësishme fiskale dhe për rrjedhojë ndikojnë në elektorat.

Ilirjan Celibashi ka kërkuar parlamentit të mos i shqyrtojë këto dy projekligje pasi miratimi i tyre është në kundërshtim të plotë më rregulloren e KQZ-së.

"Sot në seancën publike konstatova se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligjit “Për paketën e maleve”, nuk respekton kërkesat e nenit 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor.

Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike.

Në këtë kontekst, miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Për këtë arsye, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mos i shqyrtojë këto dy projektligje në seancë plenare," thuhet në reagim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese