Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngriti policinë turke “në këmbë”, flet nëna e youtuberit shqiptar që kërkohet për fyerje të islamit

Shkruar nga Newsbomb
Ngriti policinë turke “në këmbë”, flet nëna
Diamand Tema

Një youtuber shqiptar me 870 mijë subscribers në kanalin e tij është shpallur në kërkim nga shteti turk.

Diamand Tema akuzohet se ka sulmuar partinë në pushtet të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirjet islamike. Ndaj, ministri turk i Drejtësisë Yılmaz Tunç, ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Youtuberit, me akuzën për “nxitje urrejtjeje në publik dhe armiqësi…” për shkak të shprehjeve fyese dhe provokuese të përdorura për Profetin Muhamed.

Videoja e realizuar në YouTube, ku Tema po merrte pjesë në një debat mbi Islamin, i kushtoi shtrenjtë 30-vjeçarit. Në debatin rreth ligjit të Sheriatit së bashku me një tjetër fenomen turk të mediave sociale, Asrin Tok, në kanalin YouTube, ai sulmoi partinë në pushtet të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirje islamike.

Nëna e tij, Mimoza Tema, në një interviste ekskluzive për Euroneës Albania, tregon anën e saj të historisë.

“Ka thënë që unë nuk pranoj që një vajzë e mitur 9-vjeçare të martohet me një të moshuar dhe për mua është imorale dhe çnjerëzore…”, thotë Mimoza Elezi, nëna e Diamantit.

Youtuberi shqiptar, që prej ditës së hënë është larguar nga Turqia për shkak të kërcënimeve me vdekje të marra në rrjetet sociale.

Por kjo nuk është hera e parë që Diamant Tema përballet me të tilla probleme.

“Vitin që kaloi Diamanti pati kërcënime të tillë nga detarët për programet e tij që bën dhe zgjedhjet e viteve të kaluar e kishim një frikë që mund ta sulmojnë…Kam katër ditë që nuk fle gjumë, nuk ha dot, nuk mendoj, e kam fëmijë…kërcënime si ‘kushdo që do t’i presë dorën do ta paguajmë me 10 mijë lira’, ‘kush do i presë këmbën do e paguajmë’…”, tregon ajo.

30-vjeçari së bashku me familjen e tij ka jetuar në Turqi për gati 28 vite. Ai është i njohur për videot e tij mbi fenë dhe filozofinë. Prej një viti Diamant Tema është zhvendosur në Shqipëri së bashku me nënën dhe bashkëshorten, ku dhe ndodhet aktualisht i fshehur, për shkak të frikës nga kërcënimet.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese