Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, Rruga e Kombit kalohet me vështirësi ndërsa borëpastrueset kanë dalë në terren për të shmangur bllokimin.
Për shkak të temperaturave të ulëta, në rrugë ka prezencë akulli ku po krijon vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Për shkak të vështirësive në qarkullim, një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit, fatmirësishtë pa lëndime në njerëz.
Në këtë automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familje. Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën anësore. Nga përplasja makina ka pësuar dëme të konsiderueshmë, ndërsa nuk ka lëndime në njerëz.
Sondazh
Poll