Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngjarjet kriminale që “tronditën” Tiranën, Policia e Shtetit jep detaje për vrasjen e biznesmenit, arreston 24-vjeçarin që kishte mbushur bagazhin me kanabis

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarjet kriminale që “tronditën” Tiranën, Policia e
Pamje nga arrestimi i 24-vjeçarit-Xhemal Meta dhe Bujar Nasufi

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi doli pasditen e kësaj të mërkure në një deklaratë për shtyp ku dhe foli lidhur me ngjarjet e fundit kriminale të cilat kanë tronditur kryeqytetin.

Përpos detajeve lidhur me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta nga fqinji i tij, 64-vjeçari Isuf Hasa, Alushi ka bërë me dije se blutë e Shtetit kanë goditur dhe një rast të transportimit të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë fjalës së tij kryepolici i Tiranës tha se në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozës është bërë ndalimi i automjetit tip Ford, me drejtues shtetasin me ininciale K.K. Nga kontrolli i mjetit të këtij shtetasi në bagazh u gjet një sasi prej 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në të cilën ky shtetas po e transportonte me qëllim shitjen e saj.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K 24 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

“Në vijim të operacionit është goditur dhe një rast i transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanabis sativa.

Në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozës është bërë ndalimi i automjetit tip Ford me drejtues shtetasin K.K, dhe gjatë kontrollit të automjetit. Në bagazhin e këtij automjeti Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën ky shtetas po e transportonte me qëllim shitjen e saj.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K 24 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, tha Alushi, teksa më tej theksoi se gjatë dy javëve të para të këtij vitit janë zhvilluar operacione të ngjashme për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë  e kundraligjshme në fushën e narkotikëve, armëmbatjes pa leje, lojrave të fatit dhe për zbardhjen e vjedhjes së pasurisë.

Ndër të tjera, kryepolici i Tiranës u ndal dhe te atentati i ndodhu mbrëmje ne së dielës, ku biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua me armë zjarri jashtë ambienteve të banesës së tij në zonën e njohur të kryeqytetit si “Pallati me Shigjeta”.

Alushi u shpreh se Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet intensivisht, duke përdorur metodat speciale të hetimit dhe shfrytëzuar Inteligjencën policore në funksion të zbardhjes dhe dokumentimit ligjor të kësaj ngjarje.

Gjithashtu janë mbledhur dhe administruar prova shkencore dhe kompjuterike që do ti shërbejnë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Pjesë nga fjala e kryepolicit të Tiranës:

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur ditët e fundit në Tiranë ku u vra me armë zjarri shtetasi Bujar Nasufi, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje kriminale. Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet intensivisht, duke përdorur metodat speciale të hetimit dhe shfrytëzuar Inteligjencën policore në fuksion të zbardhjes dhe dokumentimit ligjor të kësaj ngjarje.

Gjithashtu janë mbledhur dhe administruar prova shkencore dhe kompjuterike që do ti sherbejnë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Hetimet janë në dinamikë dhe komplekse dhe për këtë arsye nuk mund të bëjmë më dije të dhëna më shumë për këtë rast. Të nderuar përfaqësues të medias, të nderuar qytetarë.

Ju siguroj se Strukturat e Policisë së Qarkut Tiranë , janë maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur krimin dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër i ftoj qytetarët që të ndihmojnë dhe mbështesin Policinë  duke adresuar cdo informacion sado i vlefshëm qoftë në lidhje me  ngjarjen e ndodhur por dhe për të denoncuar cdo paligjshmëri që ata konstatojnë e përballen, pasi vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë polici dhe komunitet mund të garantojmë një ambient sa më të sigurt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese