
Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në fshatin Topojë të Fierit, ku një 56-vjeçar ka ndërruar jetë në banesën e tij. Dyshohet se viktima ka konsumuar fotoksinë.
Ndërkohë, edhe një 64- vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se shkak ka qenë një arrest kardiak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë ndaluar shtetasin D. Z., 40 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Sipas njoftimit tw policisw, ai u kap nga shërbimet e PKK Rinas, në hyrje të territorit shqiptar.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar një tjetër shtetas të shpallur në kërkim, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Po ashtu, në pranga ka rënë edhe shtetasja A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, pasi nuk është gjetur në banesë, ndonëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. Z., 40 vjeç, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave". 40-vjeçari u kap nga shërbimet e PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:
-kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës";
-vunë në pranga shtetasen A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, pasi nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj një 21-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi G. P., 56 vjeç, më datë 12.05.2025, dyshohet ka konsumuar Fotoksinë, në banesën e tij, në fshatin Topojë, dhe si pasojë ka humbur jetën;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në ambientet e një shkolle jopublike në Fier, më datë 13.05.2025, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak, ka humbur jeten shtetasi A. D., 64 vjeç, shofer i një prej automjeteve për transportin e nxënësve të shkollës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.