Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tragjike e ndodhur në Shkodër, ku nëna 39 vjeçare, Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur.
Autoritetet bëjnë me dije se është kryer autopsia e trupit të pajetë të 39 vjeçares në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa është konstatuar se nuk ka pasur shenja dhune.
Familjarët e Alma Arrazit kanë marrë trupin e pajetë të 39 vjeçares, e cila do të varroset në qytetin e Durrësit ku jetojnë të afërmit e saj, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët në media.
Ndonëse, midis familjeve pati edhe një lloj debati, pasi familja e bashkëshortit të saj u treguan të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin bashkë me fëmijët, duke thënë se ato kanë katër arkivola të përgatitur për të kryer nderimet e nevojshme për në banesën e fundit të nënës me 3 fëmijët. Por kjo nuk është pranuar në mënyrë kategorike nga familjarët e Alma Arrazit.
Ceremonia mortore për Alma Arrazin do të realizohet në qytetin e Durrësit ndërsa 3 fëmijët e saj që u mbytën në lumë do të prehen në varrezat në qytetin e Shkodrës.