Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngjarja te “Pallati me Shigjeta” si skenar filmi/ Të rinjtë duke ndjekur njëri-tjetrin morën para mjetet e parkuara! Çfarë thotë Policia

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja te “Pallati me Shigjeta” si skenar filmi/ Të
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet kanë shpallur në kërkim dy personat e përfshirë mbrëmjen e djeshme në ngjarjen e parecendentë të raportuar në zonën e “Pallatit me Shigjeta” teksa dy automjete në ndjekje të njëri-tjetrit kanë aksidentuar dy makina të tjera si dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Policia ka shpallur në kërkim Eduart Koboçi 28 vjeç dhe Zenel Torofini 35 vjeç, drejtues të dy automjeteve. Këta persona të vënë në ndjekje të njëri-tjetrit kanë aksidentuar gjithashtu dhe dy makina të tjera të ndaluara në semafor. Pas përplasjes ku shkaktuan dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet e tyre në rrugë dhe janë larguar.

Gjithashtu policia në automjetin e drejtuar nga Eduart Koboçi ka gjetur një predhë që dyshohet se i përket një arme zjarri të llojit pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-shpallën në kërkim shtetasit E. K., 28 vjeç dhe Z. T., 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi E. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese