Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të enjte në zonën e Currilave, ku një shtetas plagosi me mjet prerës një efektiv policie.
Sipas bluve të qytetit bregdetar mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen nr.1 ku një 38-vjeçar me ininciale F.C , po lëvizte në rrugë duke mbajtur një thikë në dorë.
Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për neutralizimin e 38-vjeçarit u plagos efektivi i Policisë me inincaile E.C. Policia bën me dije se efektivi është dëmtuar lehtë në dorë dhe fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, 38-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një mjet prerës (thikë), në dorë. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për neutralizimin e këtij shtetasi, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësi i Policisë E. C., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin F. C., 38 vjeç, në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.