Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ngjarja kriminale në Bllok: Taksisti mori qesen me para për ta çuar në bankë, grabitësit i thyen xhamin në trafik dhe e vodhën! Policia sekuestron kamerat

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja kriminale në Bllok: Taksisti mori qesen me para për ta
Foto ilustruese

Një ngjarje kriminale ka nododhur ditën e sotme në kryeqytet. Bëhet fjalë për një grabitje të ndodhur në zonën e ish Bllokut ku një shoferi taksie i janë grabitur një vlerë parash nga makina.

Bëhet fjalë për dy persona ende të paidentifikuar të cilët kanë thyer xhamin e pasëm të taksisë dhe kanë marrë dy qese me para. Në momentin e grabitjes taksisti ndodhej në makinë dhe personat e paidentifikuar i janë afruar me motorr duke përfituar nga shpejtësia e ulët me të cilën po lëvizte mjeti.

Burime për media kanë bërë me dije se shoferi punonte si korrier për një exchange i cili i merte paratë nga aty dhe më pas i dërgonte në një bankë të nivelit të dytë. Dyshohet se grabitësit kanë patur informacione paraprake për vlerën e parave që do vihej në lëvizje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese