Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngjarja historike e kombëtares shqiptare, REVISTA NEWSBOMB në duart tuaja menjëherë pas Spanjës

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja historike e kombëtares shqiptare, REVISTA NEWSBOMB në duart
Fotomontazh: Lojtaret e Kombetares dhe Kopertinat e Revistes Newsbomb

Ju mungon sot në duart tuaj Revista Newsbomb? Duhet të bëni dhe pak durim. Këtë herë botimi i saj është shtyrë për në datën 25 qershor. Ky ndryshim, vetëm për këtë muaj ndodh prej kombëtares shqiptare. Kjo shtyrje vjen si pasojë e ngjarjes historike të rrugëtimit të kuqezinjve tanë në grupet e EURO 2024.

Ngjarja padyshim është historike dhe stafi i revistës ka vendosur që të mos mungojë mbulimi i saj i plotë dhe i detajuar. Lajmi i arritjeve të kombëtares shqiptare ka krijuar një interes të madh publik, dhe revista Newsbomb synon të sjellë për lexuesit e saj një analizë të thelluar dhe ekskluzive mbi këtë sukses.

Për këtë arsye, botimi i radhës i revistës do të dalë në treg më 25 qershor, menjëherë pas ndeshjes me Spanjën, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve dhe arritjeve të fundit në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese