
Foto ilustruese
Një 75-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Tiranë.
Shtetasi me iniciale N. U., është i dyshuar gjithashtu se ka kanosur me armë sportive të afërmen e të miturës. Ende nuk janë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur si dhe ka kanosur me armë sportive një të afërmen e saj“, thuhet në njoftimin e policisë.
Sondazh
Poll