Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht dhe kërcënoi me thikë një grua tek liqeni, policia shpall në kërkim 56 vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Ngacmoi seksualisht dhe kërcënoi me thikë një grua tek
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 56- vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar një grua.

Duke u nisur nga njoftimi i policisë, shtetasi me iniciale R.K ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me thikë 34 vjeçaren.

Ngjarja e rëndë mësohet që të ketë ndodhur tek Parku i Liqenit Artificial, në afërsi të një shkolle private, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Shtetasi R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese